Më shumë 30 femra u bënë pjesë e një aktiviteti mjaft të veçantë. Instituti Austriak i Ekselencës organizoi tek qendra e saldimit WIFI, një workshop të quajtur ?Art në Tiranë? Gruaja e Hekurt?, për të promovuar përfshirjen e femrave në industrinë e metalit. Qëllimi final i këtij aktiviteti ishte ndërtimi i skulpturës metalike ?Gruas së Hekurt?, përmes procesit të saldimit si një mesazh sensibilizues për shoqërinë në ditën ndërkombëtare të grave. Ky event shërbeu për shumë nga pjesëmarrëset si një eksperiencë shumë e mirë dhe e unike për këto gra dhe vajza.