Deputeti Taulant Balla fiton gjyqin për shpifje me Argita Berishën- Ora News

2016-03-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS Taulant Balla fiton gjyqin për shpifje me Argita Malltezi, vajzën e ish kryeministrit Sali Berisha. Gjykata e Apelit me një trupë gjykimi të kryesuar nga Zamir Poda ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë mbi padinë për shpifje të Argita Malltezit.
Deputeti Taulant Balla kishte akuzuar vajzën e ish-kryeminsitrit për korrupsion në rastin e biznesmenit Zafar Ansar për 3 milionë euro, gjithashtu edhe për pagesat 144 milionë lekë në vit si pedagoge.?
Por pas këtij vendimi, reagoi Argita Malltezi e cila përmes një deklarate shprehet se Gjykata e Apelit është përfshirë në një akt falsifikimi. Sipas saj gjyqi ishte caktuar për në orën 12 50, por pa asnjë njoftim, seance nisi dy orë me herët dhe për pasojë as ajo dhe as avokati isaj nuk ishin të pranishëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-taulant-balla-fiton-gjyqin-per-shpifje-me-argita-berishen/