Report TV - Dhuna ndaj nxënësve në Dibër Nikolla: Çështja është në Prokurori

2016-03-10 6

Ministria e Arsimit ka dërguar në Prokurori çështjen e mësuesit që dhunoi i dehur me dru zjarri nxënësit e klasës së tretë në një shkollë të Dibrës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla e cila ka shtuar se, vajza e dhunuar që ishte në spital, tashmë është pranë familjes, por ndodhet në gjendje shoku.

?Çështja e mësuesit do të dërgohet në Prokurori. Rastet e dhunës në shkolla duhet të denoncohen, nuk duhet të ndodhin. Prindërit deklaruan se vajza është goditur në kokë me dru. Vajza ka dalë nga spitali, por është në gjendje shoku? ka thënë Nikolla.

Këtë deklaratë e ka bërë të ditur Ministrja Nikolla gjatë një inspektimi të bërë në zyrën arsimore në Dibër.

Tejet i ashpër ka qenë reagimi edhe i Zëvendësministres, Nora Malaj, për rastin e mësuesit 63-vjeçar që në gjendje të dehur ka rrahur nxënësit në shkollën ?Orzhanov? në Ostren Bulqizë. Në një deklaratë për mediat zv/ministrja Nora Malaj tha se ky akt është i patolerueshëm e se do të ketë zero tolerancë.

"Kjo është një nga ngjarjet e pa precedenta në kuadër të të gjithë zhvillimit që ne po bëjmë sot të reformave në shqipëri, të detyrimeve dhe planit kombëtar për luftën kundra dhunës, është një nga situata më të paprecedente dhe një nga situatat që në një mënyrë apo tjetër na bën të gjithëve të ndjehemi pjesë e një shfaqjeje të turpshem. Toleranca duhet të jetë zero."-tha Malaj

Free Traffic Exchange