Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërhyrja e IKMT dhe INUV për shembjen e banesave që i hap rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri të Tiranës është shoqëruar sërish me përplasje fizike mes banorëve dhe uniformave blu.
Si pasojë e këtij konfrontimi fizik kanë pësuar gjendje të fikti 5 gra të cilat kanë marrë ndihmën mejkësore nga urgjenca e Tiranës dhe janë shoqëruar në komisaritanin nr 3, 3 të rinj me motivin e kundërshtimit të efektivetë të policisë.
Banorët kundërshtojnë këtë aksion për arsye se nuk kanë marrë paratë e dëmshpërblimit dhe nuk janë dakord me çmimin e vendosur për kompesim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-b...