Report TV - Bashkia 3 ditë aktivitete për ditën e verës, Hado: Ja ku bllokohen rrugët

2016-03-10 0

Tre ditë do të zgjasë atmosfera festive e Ditës së Verës në kryeqytet. Festimet do të nisin me panairin e prodhimeve bio e më pas do të kulmojnë ditën e hënë më 14 mars. Nënkryetari I bashkisë Abaz Hado sqaron në një intervistë për Report Tv se ndryshe nga vitet e shkuara këtë herë qendër festimesh nuk do të jetë vetëm sheshi skënderbej por edhe ai nënë tereza.

"Ajo që është risjellë së pari është që do ketë disa ditë. Disa ditë të cilat do të ketë afrime të gjërave të ndryshme, sigurisht do të jetë panairi dhe përqendruar kryesisht tek Nënë Tereza pastaj për të kulmuar në formën më të plotë më të përgjithshme në të gjithë sheshin dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të performuar apstaj atje në ditën e festës prap me 14, për të perfomuar të gjitha aktivitetet që ne kemi programuar që janë aktivitete të rëndësishme që përfshijn të gjithë shtresat e shoqërisë."-shprehet Hado

Në kuadër të gjithë aktiviteteve, hado sqaron se do të ketë edhe bllokim rrugësh për shkak të festimeve.

"Në datë 14 te gjithë bulevardi do jet pa makina sepse besojmë që kështu kaq pastër, kaq bukur bëhet më e bukur edhe atmosfera dhe jeta e qytetarëve."-thotë Hodo