Antipatia e Koço Kokëdhimës për Sali Berishën është e ditur botërisht.Madje 2 deputetët nuk lanë akuzë pa i bërë njëri tjetrit në seancën ku diskutohej mandati i deputetit të Vlorës.
Por ndryshe nga Berisha që të gjithë inatin e ka përmbajtur në kuadër të fjalëve, Kokëdhima nuk është treguar aq i kursyer.
Për tre herë rradhazi ai ka treguar gjestin e mesit teksa në foltore fliste kundërshtari.
Gjesti nuk është pikasur nga Berisha, por teksa media e ka filmuar dhe fotografuar, Kokëdhima është justifikuar se po rregullonte syzet.
Jo një herë por plot tre, vetëm gjatë kohës kur ish kryeministri e quante kusar.