Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht përfshirjes së kërkesave të saj në procedurën parlamentare, opozita nuk u tërhoq nga kursi politik i marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin, këtë radhë jo duke bllokuar por duke u larguar nga salla. Demokratët braktisën punimet e Kuvendit dhe morën vendim për tu rikther vetëm në votimin e vendimit për të dërguar në gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetëve socialistë për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës. Debatet u përqëndruan mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Edi Rama, në të cilin ndërhyri edhe aleati më i ri i demokratëve Vangjel Dule, të cilin Rama e ftoi të anëtarësohet në PS.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-sot-kuvendi-opozita-ka-paralajmeruar-bllokim-te-seances-plenare/