Report TV - Berisha: Mandati i Kokëdhimës ​nisëm dekusarizimin e Kuvendit

2016-03-10 0

Dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Koço Kokëdhimës, ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi si hap drejt dekusarizimit të Kuvendit.

Ai theksoi se PD do të insistojë për heqjen e mandatit edhe për deputetët e tjerë, Valentina Leskaj e Rakip Suli. ?U detyruan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dërgojnë në Gjykatë siç përcakton Kushtetuta heqjen e mandatit të Kokëdhimës, që siç dihet është simbol i kusarit të papërmbajtur. Në procesin e deskurazimit është një hap përpara. Por përsëri bëhet një provë në Gjykatën Kushtetuese, dhe rasti i dytë kërkoi vetë të paraqitet në GJK, mazhoranca e bllokoi. Këta e kanë hallin të krijojnë rrethana presioni mbi gjykatën për Koçon dhe Miss Hekurudhën, por edhe unë jam këtu për të deklaruar se beteja jonë për dekusarizimin nuk do të ndalet për asnjë mënyrë. Do të bëjmë gjithçka që qeveritarët të mos mund të përdorin pushtetin e tyre për të plaçkitur dhe grabitur pasuritë publike të shqiptarëve?, u shpreh Berisha.

Shtyrjen e vendimit të Kuvendit për mandatin e Sulit, Berisha tha se mazhoranca e bëri për ta marrë atë në mbrojtje. ?E shfrytëzuan për të mbrojtur Sulin. Për të krijuar rrethana lehtësuese, për kryekusarin Kokëdhima dhe Miss Hekururdhën. E dini ju sa e ka rrogën djali i saj? 160 mijë dollarë në muaj. Ne na bie shi atij i bien dollarë nga qielli?.