http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që nga operacioni i lazaratit por edhe monitorimet e policisë me avionë për zbulimin e parcelave me hashash, kultivuesit kanë gjetur mënyra të reja për mbjelljen e kanabisit. Vështirësia ka bërë që trafikantët të shfrytëzojnë serat madje dhe neonët, një sistem ndriçimi i cili lejon rritjen e fidaneve.Efekte....Në operacionin e koduar me të njëjtin emër Neonët policia sekuestroi 35 fidanë hashash të mbjella në një magazinë në Gjirokastër.Muzafer Mamo, kishte ngritur një serë me ngrohje elektrike për kultivimin e kanabisit ku Sera-laborator ngrohej me reflektorë e llampa neoni. Bimët të cilat kishin arritur gjatësinë deri në 40 cm ishin mbjellë në magazinën 70 metra katrorë.Efekte.....Për herë të parë policia ra në gjurmët e këtij lloj kultivimi në vitin 2014 ku në fshatin Kurjan të Fierit u zbulua një serë droge.Ndonëse pak kilometra larg qytetit sera me sipërfaqe 2000 metra funksiononte për mrekulli pasi në të ishin mbjellë 2 tonë hashash me vlerë 700 mijë euro në treg.Efekte...6 persona ranë në pranga mes tyre 4 femra ndërkohë që sipas policisë mbi 1300 kilogramë drogë ishin gati për tharje ndërsa 10 kilogramë gati për tregtim.Një vit më pas në një tjetër operacion të policisë u zbulua një serë masive prej 6 dynymësh në Lushnje. Gjatë operacionit të koduar ?Kadie? për shkak të fshatit me të njëjtin emër u sekuestruan 4 sera në të cilat ishin mbjellë 12 mijë rrënjë kanabis.Në pranga ranë 6 persona të cilët kishin arritur të shfrytëzonin serat fare pranë rrugës nacionale.Metoda e rritjes së hashashit në sera duket se joshi dhe një efektiv policie në Berat.Në (9) nëntor të 2015 u arrestua 34 vjecari Ilir Jaho punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Qarkullimit Rrugor në Berat. Sëbashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kishin mbjellë në 4 sera në fshatin Lepardha, 11 mijë rrënjë hashash.(12 shtator 2015)Teknologjia për rritjen e hashashit u përdor dhe nga zv drejtori i hekurudhave në durrës i cili u arrestua në janar të këtij viti.Artur Mahmutaj, kishte kthyer një magazinë në hapsirë të kultivimit të hashashit.Magazina e cila u zbulua në lagjen nr 15 të durrësit shërbente si laborator me neonë për rritjen madje dhe tharjen e lëndës narkotike.