http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit, janë pushtuar nga uji këtë te enjte. Sipas banorëve shkak është bërë hapja e portave të HEC-it të Fierzës në lumin Drin, pretendime këto te hedhura poshte nga korporata elektroenergjitike, e cila sqaron se shkarkimet e kontrolluara nuk rrezikojnë përmbytje ne zonën e Nënshkodrës. Uji është afruar edhe pranë banesave e kjo ka sjelle dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Ndërkohë situatën e ka inspektuar në terren edhe prefekti i qarkun Paulin Radovani. Ai ka qenë në argjinaturën e Darragjatit, ku si pasojë e dëmtimit rrezikon 80 shtëpi. Rritja e nivelit të Bunës ka sjellë edhe bllokimin e aksit rrugor që lidh fshatin Obot me Muriqanin. Ndërkohe Shtabi i Emergjencave Civile bën me dije se situata nuk është alarmante.