Mësuesi i dehur dhunon 12 nxënës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-10 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarja e rende është shënuar këtë te enjte në një nga shkollat e Bulqizës. Agim Muça, mësues në shkollën ?Orzhanov? të Ostrenit ka ushtruar dhune masive ndaj 12 nxënësve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9-të ne klasën e trete te kësaj shkolle, ku Muca po jepte mësim. Ne baze te dëshmisë, mësohet se nxënësit janë rrahur me drutë e zjarrit, të cilët ndodheshin në klase, ndërsa mësuesi 63-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur. Si pasojë e goditjeve te forta, katër prej te miturve jane transportuar ne qendrën shëndetësore. Ne gjendje me te rende është nje vajze, e cila ka plage te renda ne koke. Zyra Arsimore Bulqizë, ka vendosur menjëherë pezullimin nga puna të mësuesit, ndërsa forcat e policisë së Dibrës kanë bërë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës dhe vijojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes. Banorë të zonë thanë për Vizion Plus që 63-vjeçari ka qenë gjithmonë i dhunshëm, por jo në përmasa si të ditës së sotme. Ndërkohe, ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, është nisur drejt vendngjarjes, ku do të vizitojë nxënësit e plagosur.