Opozita ikën nga Parlamenti - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy projektligjet e propozuara nga opozita, amendamenti ?Prenga? dhe ai per Komisionet Hetimore do te shqyrtohen nga parlamenti brenda 3 javëve dhe per kete arsye demokratet kane hequr dore nga bllokimi i seancës. Por ne këndvështrimin e opozitës kjo nuk mjafton qe parlamenti ti rikthehet normalitetit, duke ngritur si ceshtjen me te forte dekriminalizimin, e duke e ilustruar me nje argument te ri, debatet ne Asamblenë Kombëtare te PS.Edi Paloka:I ndershmi Majko apo kushdo tjetër duhej të revoltohej, kur kryetari i tij mbush administratën me të inkriminuar dhe që i solli edhe në parlament. Majko dhe kushdo tjetër duhet të revoltohet me Ramën që vazhdon t?i mbështesë dhe t?i përdorë për qëllimet e tij të inkriminuarit jo vetëm në parlament por dhe brenda partisë suaj. Një deputet që e konsideron veten parimor e të ndershëm duhet të revoltohet e të reagojë ndaj këtij fakti sepse është fakt dhe jo opinion.Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat per kriminalizim te parlamentit, duke përdorur edhe dilemën partia apo Shqipëria qe u artikulua nje dite me pare ne Asamblenë e Partisë Socialiste.Sali Berisha:Deklaratat e Asamblesë tuaj, e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare. Është jashtë çdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklaroj se ?e para është Partia?. Ky është një akt stalinist më i turpshmi në historinë e vendit. Dhe zoti kryetar, ky njeriu që është këtu mbrapa meje, s?mund të ketë përpara asnjë objekt, as gota e as shishe, aty në asamble le ti mbajë ndërsa këtu në parlament nuk i lejohen më, sepse ka dëshmuar shenja agresiviteti, të cilat këtu në parlament absolutisht mund të çojnë në katastrofa të mëdha.Me pas opozita ka bojkotuar punimet e seancës plenare, duke bere te qarte se do te kthehet vetëm per te votuar aktet e hartuara prej saj.

Free Traffic Exchange