Report TV - Rama fton Dulen: Anëtarësohu në PS: Të bëj mik dhe me Idrizin

2016-03-10 0

TIRANE - Kryeministri Edi Rama i beri ftese publike per tu anetaresuar ne Partine Socialiste Vangjel Dules, kreut te PBDNJ-se qe ka nisur negociata per te zgjedhur se me ke do te kaloje ne koalicion pas shkeputjes nga Aleanca e majte.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur nga seanca e Kuvendit me një gjuhë të ashpër prej opozitari ndaj qeverisë, për të cilën tha se dështoi në kauzën e saj për një Shqipëri më të ndershme.

Dule tha se nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët për personat e kriminalizuar që mund të jenë në Kuvend, pasi ky faj - sipas tij - është vetëm i kryeministrit Rama që ka venë me firmën e tij në lista deputetësh individë të tillë.

Përgjigjet Rama
Vangjel, je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm. Nuk i kuptova pse ishe i pavëmendshëm në fjalën time e ktheve përmbys çka thash. Unë nuk thash jemi të gjithë bashkëfajtorë, thash jemi të gjithë kriminelë, dhe unë më i pari, për vete fola. Jemi kriminelë të trajtuar të tillë për vite të tëra. Akuzat mbi mua dhe të tjerët që janë këtu, janë treguesi ulëritës i faktit që problemi madhor i Shqipërisë, dhe politikës sonë nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi i kundërshtarit me çdo mjet, kusht çmim.


Ke humbur gjithçka, s'ta ka fajin qeveria jonë që komunat që u kthyen në bashki në respekt të minoritetit, humbe gjithçka. Kush ta ka fajin? S'bëmë zgjedhje të lira dhe të ndershme do thuash? Është e dobët shumë. Ta kam thënë miqësisht, ke vtëm një rrugë, hajde anëtarsohu në PS, bëhu pjesë e jona, ke vlerat e tua, përfaqëson një komuntet që ne e vlerësojmë shumë, dhe gjithmonë e më shumë do jetë në gjirin e së majtës së bashkuar.

Unë të shoh si pjesë tonën, dhe ti e di shumë mirë jemi një familje ku kemi mosmarrëveshje por nuk e lëshojmë njëri tjetrin. të pranojmë edhe xanxar por si tonin, dhe të siguroj se do ndihesh shumë më mirë.

Reflektoje këtë që të thash shumë sinqerisht, hajde bëhu pjesë e PS dhe ne do bëjmë të mundur atë që është e pamundur, do të bëjmë dhe mik me Shpëtim Idrizin.

Free Traffic Exchange