TIRANË- Të pa kënaqur nga çmimi i kompensimeve, banorët e Stacionit të Trenit, kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë. Dhjetra banorë, banesat e të cilëve do të shemben për t?i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Tiranës, janë mbledhur pranë Stacionit të Trenit, duke bllokuar qarkullimin në një rrugë dytësore.
Ata kanë tentuar të bllokojnë në fakt rrugën kryesore, por nuk janë lejuar nga uniformat blu, të cilët të shumtë në numër kanë rrethuar banorët.
Situata është tensionuar me banorëve dhe policisë, kuR një nga fadromat e IKMT është bërë gati për të filluar punën për shembjen e një marketi buzë rrugës. Në këtë moment banorët e irrituar kanë hedhur në drejtim të efektivëve të policise kapsolla, molle dhe sende të tjera.
Nga përleshja me policine 3 gra, të cilat ishin vënë në rresht të parë për të mbrojtur banesat kanë humbur ndjenjat dhe janë dërguar në spital me autoambulancë.
Protestat e këtyre banorëve vijojnë prej ditësh pasi ata kërkojnë kompensim të drejtë të banesave dhe me vlerën e tregut. Një ditë më parë, ata kërkuan para Bashkisë së Tiranës që kjo e fundit t'u ndërtojë fillimisht një pallat ku ata të banojnë dhe më pas të lirojnë banesat.
Sakaq pranë banesave kanë mbërritur edhe fadromat e IKMT-së. Banorët thonë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.