Report TV - Basha: Populli po varfërohet nga keqqeverisja e korrupsioni

2016-03-09 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur gjatë takimeve të sotme me banorë në Qarkun e Beratit, për ekzistencën e një situate të zymtë ekonomike në vend, dhe për këtë ka akuzuar qeverinë.

Gjatë një takimi me banorët e fshatit të Lapardhasë, Basha tha Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.

?Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira. Leku është zhdukur nga qarkullimi. Puna ka rënë. Papunësia është rritur, varfëria është thelluar. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë. Shumë shqiptarë e shqiptare i janë drejtuar emigracionit në dëshpërim. Mijëra familje kanë preokupim kryesor si ta mbyllin ditën sepse lekët e janë në duart e një grushti njerëzish të cilët i kanë bërë pallate, saraje, vila, pishina, konto bankare. Ky është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet?, tha Basha.

Ndërsa, gjatë takimeve me banorë të Velabishtit dhe të Urës Vajgurore, kreu i PD-së tha se vitin e shkuar, shqiptarëve u janë vjedhur si pasojë e keqqeverisjes dhe korrusionit 1.2 miliardë euro.

?Vendin në këtë situatë e ka katandisur keqqeverisja, mos qeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsioni në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 1.2 miliardë euro. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysmë?, deklaroi ai.

Basha u takua edhe me tregtarë në Poshnje, disa prej të cilëve u ankuan për mungesën e xhiros.

Free Traffic Exchange