Report TV - Vendimi surprizë: Rigjykim dosjes "Hakmarrja për Drejtësi"

2016-03-09 4

Pas dy dekadash procesi i njohur si ?Hakmarrja për drejtësi? rihapet nga e para dhe do të gjykohet pranë apelit të krimeve të rënda në kryeqytet.


Vendimi është dhënë këtë të mërkurë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me kryesues gjyqtarin Andi Celiku i cili ka pranuar kërkesën e të pandehurve mes tyre Altin Arapit, Orik e Leart shtytit për rigjykim të dosjes së tyre. Por cilët janë të pandehurit e dosjes së konsideruar ?Hakmarrja për Drejtësi??

Referuar Gjykatës së Krimeve të Rënda ata janë Orik Shyti, Altin Arapi , Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni, Dritan Hate ndaj të cilëve prokuroira më 14 shtator 2004 kërkoi dënimin nga gjykata.

Ata akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje në rrethana cilësuese, grabitje, armbajtie, plagosje e një sërë krimesh të tjera mes tyre dhe vrasjen e shoferit të ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Katër vite nga kërkesa e akuzës më 1 korrik 2008 Gjykata e Krimeve do të mbyllte këtë proces me 3 dënime burg për jetë dhe disa dënime me mbi 20 vite burg. Por të pandehurit nuk u pajtuan duke ju drejtuar apelit.

Gjykata e Apelit nuk ndryshoi burgimet përjetë ndaj 3 të pandehurve dhe më 7 korrik 2009 bëri ndryshime vetëm në disa vite burg.

Më pas kjo dosje përfundoi në gjykatën e lartë e cila nuk pranoi rekursin dhe me një vendim të gjykatës kushtetuese çështja u rikthye sërish në Gjykatën e Lartë.

Pas shtatë viteve ky proces do të rikthehet sërish në Apelin e Krimeve të Rënda aty ku gjithcka do të nisë nga e para por me një tjetër trup gjyqësore u shpreh gjyqtari Andi Celiku nga Gjykata e Lartë.

Vetë të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancën ku u vendos rigjykimi i tyre pasi disa kanë ndërruar jetë, disa janë në burg dhe të konsideruarit kryesorët e të ashtuquajturës ?hakmarrja për drejtësi? Orik, Leart Shyti dhe Altin Arapi ndodhet jashtë Shqipërisë me statusin e azilantëve.