Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Referendum për mandatin tim. Ta vendosin socialistët- Ora News

2016-03-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PS-se dhe Kryeministri i vendit Edi Rama e ka çuar në një kthesë të papritur gjithë debatin nëse do të ketë ose jo një votim për kryetarin nga anëtarësia, kur i kërkoi asaj të shprehet me referendum nëse duhet të votohet për kryetarin kur ai është Kryeministër. Në një fjalim të gjatë shterues në Asamblenë kombëtare që i paraprin kongresit, shefi i socialistëve i dha përgjigje të gjitha akuzave dhe kritikave që rëndojnë mbi të nga kundërshtarët brenda partisë dhe e finalizoi qëndrimin me një ndjesë për shkeljen e statutit në pikën e mbajtjes së zgjedhjeve në parti. I drejtpërdrejtë ishte Z. Rama edhe ndaj akuzave të kundërshtarit të tij Ben Blushi, kur tha se pranon mendime të ndryshme për qeverisjen por jo fakte të ndryshme për ata që synojnë rrëzimin e qeverisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-per-kryetarin-mblidhet-sot-asambleja-kombetare-e-ps/