Fjala e plotë e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani tha se proceset gjyqësore janë të paragjykuara për sa kohë është e ditur se kush do të jetë gjyqtari i një çështjeje. Sipas Manjanit, zgjedhja e gjyqtarëve aktualisht nuk bëhet me short elektronik dhe kjo duhet të marrë fund.
Një veprim i tillë, do të ishte një granci për paanshmërinë e proceseve tha Manjani. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë tryezës së organizuar nga EURALIUS, mbi sistemin elektronik të proceseve gjyqësore.
"Thirrja ime e parë për gjithë kryetarët e gjykatave, kancelarët e gjykatave është të përdorin sistemin aktual sepse të paktën jep garancinë e shortit të paanshëm dhe është bërë kjo punë si lotari kombëtare që dihet edhe kush është gjykatësi i Apelit ndonjëhër që kush do ta gjykojë çështjen."-tha Manjani
Në këtë tryezë, ku u diskutua mbi të ardhmen e menaxhimit të gjykatave dhe sistermin elektronik të proceseve që nga regjistrimi i një dosjeje, hedhja në shtort, vijimi i procesit e deri tek dhënia e vendimit. Manjani tha se caktimi i gjyqtarëve me short elektronik do të sjellë rritjen e besimit të qytetarëve tek gjykatat.
Manjani kërkoi që sistemi i gjykatave të lidhet edhe me sistemet e tjera të informacionit, si sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, sistemi i informacionit i prokurorisë, apo regjistri kombëtar noterial dhe ai i përmbaruesve.