Halimi: Konsensusi kalon nga dialogu politik - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dështimit te mbledhjes se Komisionit te Posaçëm per Reformën ne Drejtësi, negociatat dhe bisedimet si gjithnjë te nxitura nga ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin kane qene intensive. Ndërsa thelbi i draftit te ndryshimeve kushtetuese ende nuk ka nisur te diskutohet, 2 kampet politike ndahen tek metodologjia; kush do e beje rishikimin e draftit ne përputhje me rekomandimet e Venecias ekspertet epo politikanet. Nënkryetari demokrat i komisionit te reformës ne drejtësi Eduard Halimi, sqaron pse opozita gjykon qe procesi duhet te nise nga dialogu politik.?Ne gjykojmë qe është shume e rëndësishme qe procesi te filloje me nje dialog politik te sinqerte mes palëve. Te zgjidhim ceshtjet e karakterit politik dhe pastaj ekspertet brenda pak ditëve mund te hartojnë draftin final te ndryshimeve kushtetuese. Kjo është nje zgjidhje qe ne mendojmë qe është racionale,dialogu politik është shume i rendesishem per te arritur tek konsensusi. Dialogu politike fare mire mund te behet ne Komisionin e Posaçëm, duke filluar per te trajtuar nje nga nje te gjitha çështjet politike?.Por shumica vazhdon t?i qëndroje mendimit se jane ekspertet ata qe duhet te punojnë mbi draftin nje qëndrim qe ia ka përcjelle zyrtarisht Partisë Demokratike.?Partia Socialiste ngulmon qe ceshtjet t?i zgjidhin ekspertet dhe per te gjitha ceshtjet qe nuk i zgjidhin ekspertet, atëherë ato ti kalojnë debatit politik, duke propozuar nje metodologji me rreth 7 hapa.?Per opozitën kjo eshte e papranueshme pasi e vonon procesin. Dhe per te ilustruar kete Halimi sjell shembullin e Byrosë se Hetimit, e cila pas 2 vjetësh ende nuk eshte ngritur edhe pse opozita ishte dakord nese ajo do te ishte ne varesi te Prokurorisë. Ende nuk dihet nëse do te kemi nje mbledhje te komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi kete jave, ndërkohe qe Venecia e miraton zyrtarisht opinionin përfundimtar per ndryshimet kushtetuese këtë fundjave.

Free Traffic Exchange