Report TV - Borxhet e “Armo”-s, 3 subjekte vendosin sekuestro ndaj aseteve

2016-03-09 1

Tirana Bank është subjekti i tretë që brenda këtij viti ka kërkuar sekuestrimin e aseteve të Kompanisë ?Armo? për shkak të kredive të pashlyera. Përmes një zyre përmbarimore Banka ka kërkuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit bllokimin e aseteve për një kredi të pashlyer të marrë në vitin 2010. Sekuestro konservative është shtrirë edhe mbi dy kompanitë dorëzanëse të Armo-s Anica Mercuria Refinery Associated? dhe kompanisë tjetër ?Deveron Oil Albania?.

Borxhet e shumta të ?Armo?-s kanë bërë që huadhënësit të vihen në radhë për të sekuestruar dhe shitur asetet e saj. Por duket pa shumë sukses. Pak javë më parë një bankë tjetër tregtare që nxorri në ankand 26 aseteve të kompanisë shtetërore për një kredi të pashlyer prej rreth 20 milionë eurosh, por pa mundur të marrë asnjë ofertë për to. Në ankandin e ardhshëm banka do të jetë e detyruar t?i ofrojë me gjysmën e ccmimit.

Po ashtu, kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës, Albpetrol ka fituar në 2016 gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit ARMO për një detyrim 30 milionë euro. Vendimi u dha për ekzekutim të menjëhershëm të borxhit të krijuar nga mospagesa e faturave për naftën e papërpunuar nga ARMO.

Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 përqind e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 përqind nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Armo gjendet prej vitesh në vështorësi financiare. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mosshlyerjes së pagave.