Report TV - I dënuar në Itali për trafik droge Arrestohet në Fier Fatmir Kajolli

2016-03-08 17

FIER - Ish-këshilltari i Partisë Republikane në Këshillin e Qarkut të Fierit Fatmir Kajolli është arrestuar nga policia në banesën e tij në Fier, pasi është dënuar nga gjykata e shtetit fiqnj të Italisë për trafik të lëndëve narkotike. Prokuroria ka kërkuar njohjen e vendimit të dënimit të dhënë nga gjykata e Milanos me 22 vite burg.

Ky nuk është një dënim i ri për biznesmenin 51-vjeçar, pasi ai është njohur edhe më parë me vendimin e Gjykatës italiane 22 vjet heqje lirie dhe gjobë prej 190 mijë euro.

Ai është arrestuar edhe më parë për këtë akuzë për llogari të drejtësisë italiane, por është lënë më tej i lirë nga Gjykata e Fierit e cila për motive ende të paqarta ka refuzuar kërkesën për ekstradim në vitin 2012.

Vënia e tij në pranë në banesën e tij në Fier këtë të martë, vjen pas një mase sigurie të arrestit me burg që Gjykata e Shkallës së Parë dha këtë të martë ndaj tij.

Kjo pasi drejtësia italiane ka vënë në dispozicion të prokurorisë shqiptare dosjen e dënimit të Fatmir Kajollit, e gjatë procedurës të shqyrtimit të ketyre akteve, Kajolli do të qëndrojë në burg.