Rama-Dade, batuta humori për 8 mars - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama 8 marsi ka nisur me urimin për gratë me te rëndësishme te jetës se tij.?Sot në mëngjes nisa ditën, duke bërë 3 tufa me lule. Njërën për Anetën, të cilës për fat të keq i ra të kishte një djalë që e mban lidhur çdo mëngjes me burra, me të cilët ajo s?do të donte të kishte kurrë të bënte, që shkruajnë, çfarë nuk shkruajnë dhe pastaj i nxjerrin te ?Bashkimi?. Së dyti, një tufë me lule për atë që me bëri gruan, vjehrrën. E ja ku erdhi dita që Pandi dëgjon atë që s?do ta besonte kurrë në atë kohë, që unë i çoj lule edhe vjehrrës. Ndërkohë, sigurisht, buqetën e tretë për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha, më duket sikur aq më e mirë bëhet?.Ne këtë 8 mars Rama zgjodhi qe kartat e reja te anetaresise ne Partine Socialiste t?i shpërndaje se bashku nje prej figurave me te njohura te PS, Arta daden, e cila se fundmi i është bashkuar kolegut Ben Blushi ne kërkesën per zgjedhje ne parti. Por kryetarja e komisionit Dade ka rrëfyer edhe nje ane te panjohur te kolegeve te saj Majko e Ruci. Pavarësisht humorit e batutave nga konventa e gruas socialiste, Rama nuk ka harruar t?ju ktheje përgjigje te gjithë kritikeve, veçanërisht per çështjen e personave me rekorde kriminale.?Maska që dalin në emër të partisë në opozitë, në emër të lirisë së medias, e gjithfarëlloj sebepesh dhe që flasin për krimin dhe kriminalizimin. Përpiqen të identifikojnë Partinë Socialiste, grupin parlamentar të PS-së, qeverinë socialiste me krimin dhe kriminelët, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. E vërteta është që ne jemi forca politike që pavarësisht papërsosmërisë së vet, - se të përsosur s?do jemi kurrë, - ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, jo kriminelët, por numrin më të madh të grave dhe vajzave që ka pas ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë.?Sipas kryeministrit Rama pas sulmeve mbi qeverinë e Partine Socialiste qëndrojnë ato grupe, interesat e te cilëve janë prekur nga reformat qe janë bere ne këto dy vjet.