Mund të jenë trembur në fillim ndërsa ndaloheshin nga policia rrugore, por femrat shofere këtë 8 mars kanë marrë një tjetër suprizë, karahas asaj që mund t?i kenë bërë familjarët.
Në vend të gjobave për ndonjë shkelje rrugore, patrulla e policisë në ditën ndërkombëtare të gruas u ka dhuruar lule.
Drejtueset e mjeteve nuk e kanë fshehur habinë por dhe gëzimin për gjestin e rrugorëve, të cilët dhe në rradhët e tyre kanë mjaft efektive femra.
Kanë qenë disa patrulla policie të shpërndara në kryeqytet që shpërndanin buqeta me lule për Gratë në timon, një nismë kjo e njejtë me atë të 1 qershorit, kur policia dhuronte lodra për fëmijët.