Report TV - Kombinat, Veliaj u shërben vetë drekën grave në nevojë për 8 mars

2016-03-08 2

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të shtrojë një drekë për gratë në pamundësi ekonomike, për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin. Në qendrën sociale të shërbimit ditor në Kombinat, Veliaj dhe stafi i tij u ka shërbyer vet të gjitha grave.

?Dua t?ju uroj festën e 8 Marsit në këtë qendër sociale ku ne shërbejmë një vakt falas, e sigurohemi që, pavarësisht rrethanave ekonomike apo gjendjes sociale, asnjë zonjë, asnjë grua, asnjë gjyshe e Tiranës, nuk duhet të ngryset pa një vakt. Ndaj, më vjen mirë që kjo qendër sociale është bërë model dhe kjo mensë sociale na shërben edhe për të transformuar gjendjen sociale në pjesë të tjera të Tiranës, dhe për t?u siguruar që në çdo cep të kryeqytetit të krijojmë të njëjtat mundësi?, tha kryebashkiaku Veliaj.