Report TV - Basha: Qeveria ndan paratë me kriminelët që e sollën në pushtet

2016-03-08 0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Beratit ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët dhe shitësit në tregun industrial të këtij qyteti. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha u shpreh se sot vendi është zhytur në mjerim pasi qeveria vjedh vendin dhe paratë i ndanë me kriminelët që e sollën në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij është ndalur në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes ?Dëshmorët e Kombit? dhe me tregtarët e tregut industrial në këtë qytet. Duke bashkëbiseduar me banorët Basha u shpreh se problemet me të cilat përballet sot vendi vijnë si rezultat i vjedhjes që po shtohet çdo ditë e më shumë. Ai u shpreh se 1. 2 miliard euro janë zhdukur nga vjedhja që ka bërë kjo qeveri, e cila sot nuk përballet sot me qytetarët e saj.

Sipas Bashës, në këto tre vite qytetarët janë përballur me padrejtësi nga qeveria që erdhi në pushtet me deputetët që vinin drejtë për drejtë nga burgjet e botës. PS me ta fitoi zgjedhjet, ndahu pushtetin dhe me ta po ndan dhe paratë e vjedhura, u shpreh Basha.