Report TV - Durrës, këmbësori tenton të kalojë në autostradë, përplaset për vdekje

2016-03-08 5

Një person ka humbur jetën këtë të martë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas policisë së Durrësit, mësohet se një këmbësor i cili ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafikndarësen, është përplasur nga një automjet tip Benz me targa AA 210JI dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Xhafzotaj, ndërkohë që viktima i seksit mashkull ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit Orges Sina është shoqëruar në komisariatin e Durrësit ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Aksidente të tilla, ku këmbësorët shpesh herë janë të detyruar të kalojnë mbi trafikndarëset për të dalë në anën tjetër të rrugës, për shkak të mungesës së mbikalimeve, u kanë marrë jetën jo pak personave.

Free Traffic Exchange