Report TV - Ku bashkohen e ku ndahen PD e LSI për Reformën në Drejtësi

2016-03-08 0

Mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi u mbyll pa një vendim të palëve për rrugën që do të ndiqet për finalizimin e kësaj reforme. PS kërkon që drafti i konkluzioneve të Venecias të merret në shqyrtim nga ekspertët e më pas në tryezë politike , ndërsa PD mendon të kundërtën duke kërkuar tryezë politike për zgjedhjen e çështjeve në ngërç.

Edhe LIS njësoj si PD mirëpret një tryezë të nivelit të lartë politik ndërsa kërkoi që reforma duhet ta fokusojë punën në komisionin e posaçëm. E ndërkaq në këtë mbledhje të parë PD nxori në pah qëndrimin e saj, i cili nuk përputhet në të paktën 11 çështje të propozuara nga ekspertët e maxhorancës ndërsa LSI ka të paktën 5 çështje për të cilat kërkon të shqyrtohen për këtë reformë.

Tre janë çështjet thelbësore që i bashkojnë në qëndrime PD dhe LSI. Së pari të dy këto forca kërkojnë që të jetë një Gjykatë e Lartë dhe jo dy dhe së dyti formula e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga kuvendi, kërkohet të gjendet formula që përcakton rolin substancial të opozitës në këto emërime.

LSI propozon formulën ku pozita dhe opozita kanë të drejtë të mbështesin secila nga një numër të barabartë anëtarësh duke zgjidhur në këtë mënyrë kontestimin e shumicës së cilësuar.
Ndërkaq PD është kundër përfshirjes në sistemin gjyqësor të individëve jashtë rregullave normale të përfundimit të shkollës së magjistraturës, edhe për këtë çështje LSI propozon vendosjen e parimit të rekrutimit profesional dhe të karrierës në gjyqësor dhe prokurori ku gjyqtarë dhe prokurorët të emërohen vetëm pasi të kenë kryer shkollën e magjistraturë.

Ndërkaq PD dhe LSI mendojnë ndryshe për Byronë Kombëtare të Hetimit ndërsa PD kërkon fuqizimin e hetimit penal nga prokuroria dhe ngritjen e strukturave hetimore vetëm nën varësinë e prokurorisë.

Për këtë çështje LSI propozon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Hetimit të shkëputur nga Policia e Shtetit por dhe jo në varësinë organizative të prokurorisë. Kjo agjenci propozon LSI të drejtohet nga një bord shtetëror me përfaqësues të ministrave të fushës dhe të prokurorisë së përgjithshme.

Ndërkaq PD nuk është dakort edhe për 8 çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe funksionin e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, me skemën institucionale të propozuar dhe procesin e emërimit të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.

Në të njëjtën kohë PD shprehet kundër ndërprerjes së mandateve të organeve kushtetuese ekzistuese, siç është ai Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu PD kundërshton strukturat që do të përfshihen në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve. Në qëndrimin e PD-së kundërshtohet procesi i emërimit dhe funksionet e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, apo edhe përbërja e tribunalit disiplinor. Sipas opozitës edhe procedura e emërimit të anëtarëve jo-gjyqtar dhe prokuror të Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i papranueshëm. Nga ana tjetër LSI kërkon forcimin e kopetencave të ministrit të Drejtësis...

Free Traffic Exchange