Kreu i KMSH dëshmon për xhihadistët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë, kreu i komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me 9 personat e akuzuar për rekrutim te xhihadisteve ne luftën e Sirisë. Bruçaj, ishte thirrur në seancë me kërkesë të avokatit mbrojtës së Orion Reçit. Kreut të myslimanëve, iu kërkua që të jepte shpjegime se, përse kishte referuar në prokurori që, 2 xhami, ajo e Mezezit dhe e Unazës së Re, praktikojnë islamin radikalt. Bruçaj tha se, dy xhamitë nuk kanë qenë nën varësinë e KMSH-së, dhe imamët nuk janë emëruar nga institucioni i tij. Ai shtoi se, xhamitë në fjalë janë ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme. Pas kësaj deklarate, situata është acaruar në sallë. Gjyqtarja, Flora Hajredinaj, ka nxjerra jashte dy besimtarë, pasi ofenduan, nga familja kreun e KMSH, Skënder Bruçaj. Ndërkohë të pandehurit i kanë drejtuar një mori pyetjesh, Bruçajt: Duke i thënë të tregonte se a dinte arabisht, çfare kuptonte ai me termin xhihadizëm dhe a e njihte librin e shenjtë të kuranit. Por Bruçaj, nuk është përgjigjur pasi gjyqtarja e ka ndaluar pasi sipas saj, kreu i KMSH ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit e nuk ishte palë e procesit gjyqësor. I pandehuri Genci Balla, hodhi akuza të forta ndaj Burçajt dhe shtetit shqiptar, duke thënë se, po mbrohen të krishterët dhe çifutët, duke sulmuar në këtë mënyrë myslimanët. Seanca u shty për të martën e ardhshme, pas kërkesës së dy të pandehurve, Edmond Balla dhe Gert Pashja, të cilët i kërkojnë gjykatës që të verifikojnë daljet jashtë vendit nga sistemi TIMS.