http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jozefina Topalli, ish-numri dy i Partisë Demokratike, pranon debatin brenda forcës se saj politike ne lidhje me mënyrën e te berit opozite. Ne emisionin ?7 pa 5? ne Vizion Plus, Topalli tregoi për mungesën ne protestën e grave demokrate, por edhe per rëndësinë e Sali Berishës per debatin parlamentar. Jozefina Topalli nuk është aspak e kënaqur me mënyrën e te berit opozite nga Partia Demokratike, por kjo sipas saj, vjen edhe per shkak se kryetari i partisë mungon ne Parlament. Ne nje interviste ne studion e emisionit te mëngjesit ?7 pa 5? ne Vizion Plus, ish-kryetarja e kuvendit e quan rolin e Sali Berishës ne mbajtjen e peshës se debatit ne Parlament si thelbësor per opozitën. Sipas ish-numrit dy te Partisë Demokratike, opozita ne radhe te pare duhet te ngjalle shprese ne popull dhe me pas te organizoje aksionin e saj. Topalli theksoi se këto ja ka thënë edhe forumeve te partisë dhe kryetarit dhe se, nuk trembet aspak per pasojat qe mund te ketë.