Predikimet e imamëve të vetshpallur nën akuzë për terrorizëm janë kryer pa pëlqimin e komunitetit musliman. Këtë e ka konfirmuar në dëshminë e tij para gjykatës kreu i KMSH-s Skënder Bruçaj.
Dëshmija e Bruçajt është shoqëruar me tension në sallën e gjyqit ku gjyqtarja Liljana Baku ka nxjerr jashtë salle dy prej familjarëve të imamëve nën akuzë.
Gjatë dëshmisë Bruçaj është ballafaquar dhe me imamët Bujar Hysa e Genci Balla, ku nga ky i fundit Bruçaj u akuzua për tradhti ndaj muslimanëve.
?Ju përkrahni të krishterët dhe çifutët, jeni vënë në krye të muslimanëve si spiun dhe për llogari të shtetit? ju drejtua Genci Balla kreut të Komunitetit Musliman.
Akuza ndaj Burçajt u bënë dhe nga ish imami i Xhamisë së Mëzesit Bujar Hysa. Sipas Hysës, Bruçaj ka një formim për Psikologji dhe nuk njeh fenë Muslimane dhe Kuranin pasi ai nuk di gjuhën arabe.
Në seancën e 40-të ndaj imamëve të vetshpallur nën akuzë për terrorizëm ishte planifikuar të dëshmonte dhe ish kreu i KMSH-së Selim Muça por me pëlqimin e palëve në proces gjykata vendosi ta heq atë nga lista e dëshmitarëve.
Pak çaste pas përfundimit të dëshmisë së kreut të KMSH, zyra për çështje juridike e këtij komunitetit shpërndau një deklaratë për mediat ku kërkon nga gjykata që ky proces të mbyllet sa më shpejt duke respektuar të drejtat e njeriut dhe përkatësitë fetare të çdo të pandehuri.