Report TV - Arrestohet kreu i INUV në Vlorë dhe një ndërtues, ndërtuan pallat pa leje

2016-03-08 8

Policia e Vlorës ka vënë në pranga kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Vlorës, David Tushaj, tre specialistë të INUV-it dhe një ndërtues, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke shpërdoruar detyrën.

Sipas polcisë së Vlorës, bëhet e ditur se për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës? janë arrestuar: Edmond Aliaj, administrator i subjektit ?Endriu 008?shpk.
David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV,bashkia Vlorë, Besnik Karabolli, me detyrë kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014), Iriald Dervishaj me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë, Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë dhe Endri Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

Arrestimi i tyre është bërë në orët e vona të së hënës, gjatë një aksioni të realizuar nga Krimi Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, pas hetimeve të bërë nga disa qytetarë.