Rishpërndarja e refugjatëve - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-03-08 0

Qeveria greke ka njoftuar se ditën e mërkurë do të fillojë vendosjen e emigrantëve të parë në zonën e Epirit, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Sipas burimeve të Top Channel, vendosja e 2000 emigrantëve të parë do të kryhet në bazë të një plani të organizuar që prej disa ditësh prej Ministrisë së Emigracionit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, për shpërndarjen e mëse 70.000 emigrantëve që pritet të bllokohen në Greqi gjatë muajve të ardhshëm.

Free Traffic Exchange