Report TV - Ekskluzive/Gjin Gjoni këshillon Demirajn para votimit për Apelin

2016-03-08 7

TIRANË- Kreu i ri i Gjykatës së Apelit i zgjedhur një ditë më parë nga KLD duket se ka patur një mbështetje të hapur nga Gjin Gjoni anëtari i KLD-së dhe gjyqtari i përfolur për para të pajustifikuara dhe i listuar ndër ata gjyqtar që s?mundin të marrin dot vizë në ambasadën amerikane.

ReportTv ka siguruar pamjet e pak çasteve para se Demiraj të futej në sallën e votimit, ku shfaqet Gjin Gjoni dhe e këshillon.

Janë këto pamjet, por sapo Demiraj i flet Gjonit për praninë e kamerave anëtari i KLD-së largohet menjëherë.

Në votim kanë munguar votat e ministrit të drejtësisë Ylli Manjai, Xhezahir Zaganjori, Vangjel Kosta ajo e presidentit Nishani si dhe vota e Gjin Gjonit. Ky i fundit i cili mbështeti hapur kandidaturën e Hysni Demirajt u tërhoq nga salla e votimit me argumentin se nuk donte të ishte pjesë e debateve.

Në këtë garë u përfshi dhe kandidati Gramoz Levanaj por pjesëmarrja e tij u cilësua thjesht fiktive pasi votat e anëtarëve të KLD-së u ndanë midis Demirajt e Malaj.


Por cili është gjyqtari Demiraj?
Ai ka nisur karrierën në drejtësi me formim juridik në të ashtuquajturin Kursi i Plepave për të arritur pas dy dekadash në krye të Apelit të Tiranës. Demiraj ka qenë relator në çështjen e gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit dhe në këtë proces ndaj gardistëve u shua masa e sigurisë arrest me burg.

Po ashtu Demiraj ka qenë pjesë e gjykimit sëbashku me Gjin Gjonin dhe në masën e sigurisë së shtetasit turk të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, ku pas heqjes së arrestit nga këta gjyqtar ai u arratis.

Free Traffic Exchange