Report TV - Babë e bir 20 vjet burg për borxhin 252 mijë € tek Flamur Ymeri

2016-03-08 10

TIRANË - Një shumë prej 252 mijë euro të marra tek biznesmeni Flamur Ymeri, është bërë shkak për dënimin me 20 vite burg të babë e bir, Klevin dhe Abdulla Çaushi. Ymeri, u bë mjaft i njohur për policinë dhe opinion publik pas vrasjes me armë zjarri brenda në shtëpinë e tij të dy të rinjve Adnand Luli dhe Ervin Shaba dhe për këtë krim u dënua nga gjykata e Tiranës me vetëm 10 muaj burgim.

Ndërkohë pa kaluar shumë, sërisht biznesmeni është bërë objekt i një hetimi të prokurorisë së Tiranës, ku këtë herë ka qënë kallëzues. Flamur Ymeri, ka kallëzuar për mashtrim babë e bir Kelvin dhe Abdulla Çaushi, pasi sipas tij këta të fundit i kanë marrë 252 mijë euro, me kontrata noteriale.

Free Traffic Exchange