TIRANË - Sekretari i Shtetit për çështjet europiane në Qeverinë italiane Sandro Gozi gjatë një intervistë për Report Tv ka deklaruar se Italia do të bashkëpunojë shumë ngushtë me Shqipërinë për të menaxhuar një krizë të mundshme emigrantësh që do të vinin nga Greqia. Zyrtari italian përmendi faktin se po punohet për një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare që do t?i hapte rrugën ndihmës konkrete në këtë drejtim. Në ditët në vijim do të dorëzohen mjetet dhe makinat e para që do të vendosen ne kufirin me Greqinë theksoi zyrtari italian Gozi.
Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që në rast të përkeqësimit të situatës në kufirin greko-shqiptar, Italia të dërgojë dhe njërëzit e vet në këtë kufi për t?ju ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare për të përballuar një krizë të mundshme. Duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Gozi theksoi se për Italinë reforma në drejtësi është kusht themelor dhe i mjaftueshëm që do të çonte në hapjen e negociatave.