TIRANË ? Banorët e Shkodrës, zona më e prekur në vendin tonë si pasojë e përmbytjeve, ende nuk janë dëmshpërblyer për shkatërrimin e tokave bujqësore por edhe të banesave të tyre, dhe pse premtimet për kompensimin e tyre janë bërë që nga qeveria e shkuar, ajo e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha. Zgjidhja që shesh ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përballë kësaj situate, nuk janë premtimet, por kompensimi mbi bazën e një skeme sigurimi, duke lidhur kontrata me fermerët.
I ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report TV, ministri i Bujqësisë tha se kjo skemë do të jetë e vështirë të aplikohet në ato zona ku janë ndërtuar banesa mbi kanalet kulluese apo në hapësira të rrezikuara ndaj përmbytjet. Ndaj alternativa e tij afatgjatë për këtë problem, është zhvendosja e tyre.
?Në ato zona ku ne kemi investime në fushën e bujqësisë, apo edhe vendbanime që janë të rrezikuara dhe ku ka qenë e ndaluar me ligj të investosh, është e vështrë të aplikosh këtë lloj sigurimi. Alternativa është të spostohen prej andej. Për t?i dhënë zgjidhje të qëndrueshme këtij problemi duhet që në zonat me rrezik të lartë të spostojmë banesat dhe sipërmarrjet e fermerëve, dhe të konsolidojmë një infrastrukture të mirë vaditje dhe kullimi. Pa e bërë këtë do të futemi në një cikël vicioz pa prespektivë. Kërkohet një dakordësi politike dhe mjete financiare në mënyrë që këto bizneseve dhe banesa të spostohen e të vendosen në vende ku rrezikohen. Kjo do të jetë një zgjidhje afatgjatë?, tha ministri i Bujqësisë.
5 vjet nga përmbytjet, banorët ende protestojnë për të kërkuar të drejtën e tyre, e këtë të hënë shfrytëzuan një vizitë të kryeministrit Edi Rama për 7 marsin në Shkodër, për t?i kërkuar qeverisë t?i kompensojë.
?Banorët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar kompensim se është një premtim që i është bërë. Për Shkodën u bënë premtime nga qeveria e shkuar, nuk e di mbi ç?bazë u bë premtimi për përmbytjet e Shkodrës dhe nëse ekziston një fond de fakto për të vënë në lëvizje këtë financim. Përmbytjet janë ciklike, ne jemi akoma sezon shirash, pra përmbytje do të ketë. Ne do të instalojmë një sistem që garanton kompensimin e përmbytjeve ndërtuar mbi bazën e skemës së sigurimit, që bëhen garante në fatkeqësi natyrore?, tha Panariti.
Në muajin prill qeveria do të nisë kompensimin financiar të të përmbyturve para një viti nga fryrja e Vjosës. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se është një fond prej 6 milionë eurosh që do t?i shpërndahet fermerëve.
?Ne këtë vit, mbas një muaji fillojmë kompensimin në para të përmbytjeve para një vitit në Vjosë. Kjo falë një ndihmë që na ka dhënë Bashkimi Evropian si rezultat i kërkesës së Shqipërisë. Janë 6 mln eruo, 4 mln do të kalojnë si kompensim direkt tek fermerët e dëmtuar, 2 mln do të kalojnë në trajtën e granteve do të jetë një premtim i mbajtur për përmbytjet e Vjosës?, u shpreh Panariti.
Ministri i Bujqësisë u shpreh se në muajin shtator të këtij viti në zonat e Lushnjes dhe të Fierit të cilat i quajti zemr...