Rama përplaset me Blushin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situatë e tensionuar në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kryeministri Edi Rama dhe kundërshtari i tij brenda PS Ben Blushi, kanë debatuar ashpër. Shkak u bë incidenti i ndodhur para disa ditësh në takimin per anëtarësimet e reja ne Elbasan. Burimet bëjnë me dije se kryetari Rama i kërkoi Blushit të tregonte se cilët janë kriminelët pjesë e grupit parlamentar socialist. Pas këtij momenti, debati është ndezur duke arritur deri në fyrje dhe akuza personale. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, e cila zgjati për rreth 90 minuta, Blushi tha për mediat se burimi i gjithçkaje që po ndodh në PS, është lidershipi i partisë.Ben Blushi: PS ka votuar një ligj për dekriminalizimin, i kërkuar me kushtëzim dhe forcë nga BE e SHBA. Nëse PS ka votuar një ligj për dekriminalizimin, nëse nuk ka pasur kriminelë pse e ka votuar. Edi Rama nëse mendon se nuk ka pasur asnjë kriminel pse e ka votuar këtë ligj? Kjo nuk është pyetje për mua por për PS, për prokurorinë dhe policinë. Ata e dinë më mirë se kush janë kriminelët në Parlament.Përgjigjen Blushi e mori nga nënkryetari i grupit Taulant Balla, i cili pranoi tensionin gjatë mbledhjes. Sipas tij, qëndrimet e Blushit janë ato te SHQUP-it.Taulant Balla: Mua më vjen keq që për një koleg timin ka një sallë që nuk do ta dëgjojë por duhet të kuptojmë se së pari nuk duhet të fyejmë sallat nga të cilat zgjidhemi. Grupi ka diskutuar me debate të nxehta. Një deputet ka hedhur baltë duke thënë që ky grup ka kriminelë. Me të drejtë iu tha të jepte emrat por nuk dha emra.Gjatë mbledhjes deputetëve u janë shpërndarë edhe propozimet për ndryshimet në statutin e parisë, të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, mesditën e së mërkurës.

Free Traffic Exchange