Report TV - "Partizani klubi më i titulluar " Në 4 prill festë për 70-vjetorin

2016-03-07 2

TIRANE - Partizani ka konfirmuar 4 prillin datën e festimeve të 70-të vjetorit të klubit. Në një konferencë të posaçme figurat më të njohura të klubit Partizani si Agim Fagu dhe Mikel Janku kanë theksuar se Partizani është klubi sportiv më i titulluar në Shqipëri:

"Partizani në 4 prill muajin që vjen do organizojë festimet e 70-vjetorit të themelimit të tij si klub. Partizani është klubi më i madh, klubi më i suksesshëm dhe klubi më i titulluar i Shqipërisë", shprehet Agim Fagu.

"Kur flasim klubi më i titulluar kemi parasysh thesin e medaljeve të një klubi me trastën e medaljeve të një klubi tjetër në tërësi në të gjitha sportet", thotë Janku.

Free Traffic Exchange