http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes debatesh qe zgjaten për afro 4 ore, Këshilli i Lartë i drejtësisë zgjodhi Hysni Demiraj kryetar të Gjykatës së Apelit. Demiraj mori 8 vota pro e një kundër, por nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani që nuk ka votuar fare. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe dy anëtarët e tjerë të KLD Albana Shtylla dhe Sokol ÇOMO. E vetmja votë kundër ishte ajo e Dritan Cakës. Ndërsa Gjin Gjoni është tërhequr vetë nga votimi, pasi siç tha, ishte në konflikt interesi me njërin nga pretendentet. Burime nga mbledhja pohuan për Vizion Plus, se përplasja kryesore ishte mes dy konkurentëve, Alaudin Malaj dhe Hysni Demiraj për punën në gjyqësor dhe platformat që kishin paraqitur.Ndryshimet në kupolën e apelit vijnë në momentin kur Komisioni i Venecias ka sjelle rekomandimet për reformën e kur pritet nisja e punës nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Ajo pritet të sjellë ndryshime të mëdha në gjithë shkallët e gjyqësorit, pasi drejtuesve më të lartë do t?iu kontrollohet karriera, pasuria dhe çdo pretendim tjetër për shkelje apo abuzim me detyrën.Ndërkohë, KLD-ja zgjodhi edhe 6 anëtarët e Gjykatës Administrative të Apelit.