Report TV - Banorët kërkojnë takim me Ramën garda s’i lejon, përplasen me policinë

2016-03-07 0

Dhjetra banorë të zonës së Nënshkodrës dhe zonës ku po ndërtohet stadiumi i Shkodrës, kanë protestuar sot dhe janë përplasur me gardën dhe forcat e policisë, pasi kanë kërkuar që të takohen me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

Banorët nuk janë lejuar që të takojnë kryeministrin, ku do i kërkonin dhënien e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, si dhe dëmshpërblimin për pronat që iu merren nga ndërtimi i stadiumit të ri. Duke qenë se ata nuk janë lejuar që ta takojnë Ramën, kanë qëndruar për disa orë përpara bashkisë, aty ku Rama po zhvillonte një takim me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Sapo Rama ka dalë nga bashkia, banorët i janë drejtuar me fjalët ?Hajdut? dhe ky i fundit iu është përgjigjur se, sa i takon çështjes së stadiumit, projekti do të realizohet sipas parametrave të UEFA-s.

?Për stadiumin do të zbatojmë kërkesat e UEFA-s. Banorët që preken nga stadiumi i ri do të shpronësohen? ka thënë Rama.

Ndërkohë që banorët kanë thënë. ?Qeveria është e korruptuar, duam paratë për përmbytje. Nuk do të lejojmë prishjen e banesave te stadium. Do dëmshpërbleheni edhe për përmbytjet, edhe ato të kohës kur qeveriste Berisha.?.

Policia ka shoqëruar disa banorë, në komisariatin e policisë.

Free Traffic Exchange