Report TV - Drejtësi nga ekspertët apo politika? Meta takon Lu e Vlahutin në Kryesi

2016-03-07 0

TIRANE - Ambasadori Amerikan dhe ajo e OSBE Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit Meta në Kryesinë e Kuvendit pak orë para nisjes së Komisionit për Reformën në Drejtësi.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit por mendohet se Reforma në Drejtësi është në qendër të vëmendjes së diplomatëve të huaj

Pasditen e kwsaj tw hëne partitë kryesore politike do të marrin në shqyrtim rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi të kryesuar nga deputeti socialist Fatrmir Xhafa pritet të vendoset nëse konsensusi për këtë reformë do të kërkohet nëpërmjet ekspertëve apo negociatave politike të nivelit të lartë.

Sidoqoftë ekspertët e PD, PS e ndërkombëtarë duhet për të përkthejnë në amendamente rekomandimet e Venecias.

Deri më tani pika më e nxehtë që mban të ndara palët është shumica e cilësuar që do të përdoret në Parlament për të zgjedhur rreth 30 anëtarë të institucioneve të reja në gjyqësor dhe në prokurori.

Nga këta do të dalin pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një strukturë kyçe me rol vendimmarrës për njerëzit që do të drejtojnë qeverisjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Komisioni i Venecias, pavarësisht se ka nxjerrë draftin final pritet ta miratojë atë me votë në Strasburg në 11 mars.

Easy Viral Banner Traffic