Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mesditën e sotme disa aktivistë kanë dalë sërish pranë Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet për të kundërshtuar projektin e Bashkisë për ndërtimin e një këndi lojërash.
Ata paralajmëruan se do të vendosin çadra, duke theksuar se do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës atje. Pikërisht tentativa për të vendosur çadrën brenda rrethimit ku do të ndërtohet këndi i lojrave ka shkaktuar përplasje fizike midis tyre dhe policisë. Polici bashkiak Dritan Hardhia u lëndua dhe u dërgua në spital.
Raportohen dhe për dy aktivistë të lënduar si dhe një gazetare, si dhe për disa të tjerë të shoqëruar në komisariatin nr 1. Policia deklaron se është ndaluar një student kosovar si personi që ka goditur policin bashkiak si dhe aktivisti Zirkon Disha.
Sipas Veliajt, polici është goditur me lopatë në kraharor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aktivistet-e-shoqerise-civile-serish-ne-proteste-tentojne-te-ngrene-cadra/