Report TV - Protesta te Liqeni, shoqërohen në komisariat tetë aktivistë

2016-03-06 1

TIRANE - Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Protestuesit konfrontuan fillimisht me policinë bashkiake në tentativë për të hyrë me forcë në rrethimin ku kryhen punimet e për të montuar aty një çadër të madhe për të penguar zhvillimin e projektit. Me ndërhyrjen e Policisë së Rendit përplasja u përshkallëzua, ku disa aktivistë mbetën të lënduar, e mes tyre edhe një efektiv i policisë bashkiake mbeti pa ndjenja. Policia shoqëroi disa aktivistë në ambientet e komisariatit numër 1 aty ku protestuesit janë drejtuar për të kërkuar lirimin e tyre.

Free Traffic Exchange