PD në komision, por do tryezë për drejtësinë - Ora News

2016-03-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse të premten PD kishte paralajmëruar bojkot të Parlamentit, demokratët do të jenë në së paku dy komisione, përgjegjëse për dy reformat e rëndësishme, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Burime pranë PD, i konfirmuan Ora News, se anëtarët demokratë të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, do të jenë të henën në mbledhjen e orës 17:00, por prania nuk do të thote heqje dorë nga një prej kushteve më të forta të opozitës, thirrjes të një tryeze politike për reformën.
Të njëjtat burime thanë se PD do vijojë të mbajë të njëjtin qendrim të shprehur deri më tani, se reforma duhet të jetë vetëm zbatim i rekomandimeve te Venecias, dhe jo një sistem i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-komision-por-do-tryeze-per-drejtesine/