Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë larguar sot nga protesta një prej aktivistëve, Altin Goxhajn. Në një kohë kur po përplaseshin me policinë bashkiake, një grup aktivistësh kanë penguar Goxhajn që t?i bashkohet protestës së tyre.
Ata i kanë kërkuar të largohet pasi prania e tij aty nuk ishte ajo e një protestuesi për mbrojtjen e liqenit, por si militant partiak.
Mes toneve verbale, ka ndërhyrë njëra prej aktivisteve, e cila u ka kërkuar protestuesve që të mos përçahen por të luftojnë të gjithë së bashku për kauzën e tyre në mbrojtje të parkut të liqenit.