Sërish përplasje mes policisë dhe aktivistëve në zonën e këndit të lojërave

2016-03-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 14: 05 Kryebashkiaku Veliaj viziton në spital policin bashkiak i cili u lëndua në përplasjen fizike tek liqeni artificial dhe deklaron: ?U ka rënë alibia e shoqërisë civile. Ata janë shoqëri e dhunshme. Kauza është mbuluar me turp dhe do të dështojë në mënyrë të turpshme?
Ora 14:00 Gazetarja e Ora News informon se sërish ka përplasje mes policisë dhe aktivistëve në zonën e këndit të lojrave ndërkohë policia doli me këtë deklaratë: ?Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave. Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash. Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i derguar per mjekim me spital. Nga forcat e policise eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.1 nje shtetas (student)Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20, i cili dyshohet ti kete rene me grusht policit bashkiak. Gjithashtu eshte shoqeruar dhe nje nga aktivistet Zirkon Disha. Nga ana e Policise po kryhen veprimet hetimore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aktivistet-e-shoqerise-civile-serish-ne-proteste-tentojne-te-ngrene-cadra/