Report TV - Veliaj i kundërpërgjigjet protestuesve për parkun...duke mbjellë vetë pemë

2016-03-06 4

TIRANE - Mbjellja e pemëve në hapësirën e parkut të liqenit është përgjigja që krybashkiaku Erion Veliaj i jep kundërshtarëve për vënien në jetë të parkut të lojërave.

?Puna është argumenti më i mirë. Për sa kohë që këtu çdo fundjavë po shtohen nga 200 pemë të reja, besoj se kjo është përgjigja më e mirë për këdo që do të na bllokojë në këtë punë. Mbetem shumë i vendosur që çdo projekt i Tiranës të vazhdojë në drejtimin e duhur, qoftë projekti për këndin e lojërave, qoftë projekti për rrugët dhe infrastrukturën, që do ta bëjë Tiranën më të qarkullueshme, do të lehtësojë trafikun, qoftë projekti i pyllëzimit që po vazhdojmë, jo vetëm këtu në Parkun e Liqenit, por edhe në parqe të tjera?, tha Veliaj.

Vetëm në pjesën hyrëse të liqenit u mbollën këtë të dielë 200 pemë qershie japoneze në pjesën e fituar nga shembja e ndërtimeve pa leje në krah të Korpusit. Mbjellja e tyre e çon në 2700 numrin e pemëve në 6 muajt e fundit si pjesë e projektit të rijetëzimit të Parkut të Liqenit.

?Jemi këtu për t?i dhënë jetë një projekti tjetër në Parkun e Liqenit. Po mbjellim sot 200 pemë qershie. Një nga atraksionet më të bukura në parkun qendror të Uashingtonit, i cili quhet ?Ëashington Mall?, janë qershitë japoneze. Me këto 200 pemë që mbjellim sot, numri i pemëve që kemi mbjellë në këto 6 muajt e fundit vetëm në Parkun e Liqenit shkon në 2700. 2500 kapëm fundjavën e kaluar, dhe më vjen mirë që çdo fundjave vetëm po shtojmë?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shoqërohej në këtë aksion nga zëvendësambasadori japonez, Hiroshi Yamauchi, sekretari i përgjithshëm, Yukiko Constantinescu, si dhe Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari.

Ai gjithashtu, bëri të ditur se qeveria ka miratuar ndërkohë projektin e Bashkisë së Tiranës për Parkun e Kasharit, i cili do jetë parku i ri urban për qytetarët e Tiranës.