Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mesditën e sotme disa aktivistë kanë dalë sërish pranë Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet për të kundërshtuar projektin e Bashkisë për ndërtimin e një këndi lojërash.
Ata paralajmëruan se do të vendosin çadra, duke theksuar se do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës atje. Tentativa për të vendosur çadrat ka shkaktuar përplasje midis tyre dhe policisë.
Policia nuk ka lejuar futjen e çadrave brenda gardhit rrethues, ndaj edhe në këtë moment ka ndodhur përplasja.
Aktivistët të paralajmëruar përmes rrjeteve sociale u mblodhën në vendin ku do të ndërtohet këndi i lojrave. Qëllimi ishte që policeve femra tu jepej lule dhe brenda rrethimit do të ngrinin çadrënjo për grevë urie por për të thënë se ata aktivistë do të zaptnin parkun. Vendosja e çadrës nuk është lejuar nga policia bashkiake duke e konsideruar të paligjshëm veprimin dhe në tentativën për të hedhur çadrën brenda rrethimit ka ndodhur përplasja fizike mes aktivistëve dhe uniformave blu të policisë bashkiake të cilat kanë ndërtuar tre kordonë sigurie në vendin ku do ndërtohet këndi i lojrave? informon nga vendi i ngjarjes gazetarja e Ora News Manjola Hasa.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aktivistet-e-shoqerise-civile-serish-ne-proteste-tentojne-te-ngrene-cadra/