PD në Gramsh: Pranë qytetarëve kundër padrejtësive qeveritare- Ora News

2016-03-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarë të Gramshit të mbështetur edhe nga PD kanë protestuar për kushtet e vështira ekonomike dhe infrastrukturore. Përfaqësues demokratë vlerësuan se protestat janë e vetmja rrugë për zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.
Deputetë dhe përfaqësues të strukturave të PD ishin në Gramsh, ku iu bashkuan protestës së qytetarëve për kushtet e vështira të jetesës.
Sekretari i Partisë Demokratike për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se protestat e qytetarëve në të gjithë vendin janë e vetmja rrugë që problemet e tyre të marrin zgjidhje para kësaj qeverie.
Në të njëjtën linjë ishte dhe deputetja Arbjola Halimi.
Salianji: Kjo qeveri po i varfëron më shumë qytetarët dhe kjo qeveri po bën që qytetarët e Gramshit dhe të Shqipërisë të jenë më të papunë, të jenë më të përbuzur, të jenë më në periferi. Janë sot më të papunë e më të varfër sepse punësimin, paratë, mundësitë që u jep ky vend i mrekullueshëm me këto burime natyrore i marrin dhe i shfrytëzojnë oligarkët e pushtetit, njerëzit e lidhur me Edi Ramën, njerëzit e lidhur me qeverinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/692281/