Buxhuku pranon evazionin: Heqja e taksave për biznesin e vogël, më shumë dëm- Ora News

2016-03-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa FMN kërkon heqjen e të gjitha përjashtimeve të taksave që janë bërë deri më tani për sektorë të caktuar, biznesi pranon se ato kanë krijuar hapësira për evazion, në kushtet kur nuk administrohen dot nga institucionet fiskale. Sipas administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, vendimi i qeverisë për heqjen e taksave të biznesit të voggël bie ndesh me formalizimin e ekonomisë. Por sipas tij, qeveria duhet të ulë rentën minerare, në përpjekje për të ndihmuar këtë industri. Kjo edhe për faktin se nuk krijon evazion.
Ndërsa FMN do t?i kërkojë qeverisë heqjen e të gjitha përjashtimeve të taksave të bëra deri më tani, siç janë ato për biznesin e vogël, imputet bujqësore etj, përfaqësuesit e sipërmarjes argumentojnë se ato janë bërë shkak për evazion fiskal, në kushtet kur nuk mund të administrohen siç duhet nga tatimet.
Gjergj Buxhuku:Vendimin e menjëhershëm të qeverisë shqiptare për përjashtimin e taksave të ashtëquajturit biznes i vogël, u shpreh që është një vendim që në kuadrin mjedisor të biznesit shqiptar në fakt do të ishte me më shumë pasoja të dëmshme, sesa pozitive. Përjashtimet e tjera duhen para rast pas rasti, krahasimisht me faktin sesi do të ndikojnë në industri të caktuara dhe sektorë të caktuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/buxhuku-pranon-evazionin-heqja-e-taksave-per-biznesin-e-vogel-me-shume-dem/